Theret me thikë një 45-vjeçar në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një 45-vjeçar është sulmuar me thikë mbrëmjen e sotme në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Ahmeti tutje ka treguar se personi i dyshuar është arrestuar.
Sipas Ahmetit sulmi dyshohet se ka ardhë pas një mosmarrëveshjeje në trafik./21Media

Back to top button