Rahoveci shpërndan gjoba për ndotje të ambientit
Kryetari i Rahovecit ka publikuar gjobat në Facebookun e tij
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë të ditur se Inspektoriati komunal po vazhdon implementimin e urdhëresës së tij për gjobat mandatore për hudhjen e mbeturinave në lokacione jo-adekuate që dëmtojnë ambientin, shkruan rtv21.tv.
Ai ka lutur qytetarët të kenë kujdes për ambientin, dhe ka publikuar disa fotografi ku shihen gjobat e shpërndara nga inspektoriati për ndotje të ambientit./21Media