Rajoni pa teste PCR, kur?

 

 

Ende po pritet përgjigjja prej disa vendeve fqinje lidhur me idenë për hapjen e kufijve në rajon me një politikë të përbashkët që të shfuqizohet testet PCR. Në lidhje me këtë çështje, javët e fundit në mënyrë intensive zhvillohen bisedime në nivel rajonal dhe pritet që së shpejti të sillet marrëveshje të përbashkët.

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, tha se pret që të sillet një vendim i mençur, por pa dhënë detaje se kur mund të pritet një gjë e tillë. Në një prej vendeve fqinje, duke aluduar në Malin e Zi, situata përkeqësohet në mënyrë drastike, andaj nuk duhet të ngutemi për realizim të kësaj ideje.

Paralajmëruam disa herë javët e fundit se do të dalim me vendim, por fatkeqësisht , prisnim përgjigje nga vendet fqinje që përfundimisht u përgjigjën javën e kaluar, filloi të funksiononte sistemi për koordinim të cilin tani e mori përkrahjen e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup”, tha Filipçe.

A do të mund të futen në këtë pako Bullgaria dhe Greqia duke marrë parasysh faktin se si vende anëtare të BE-së kanë protokolle të veçanta, ministri Filipçe tha se vendet e BE-së kanë vetëm rekomandim, por nuk kanë politikë të përgjithshme për këtë çështje dhe se secili vend mund të sjellë vendim vetë në lidhje me regjimin e kufijve.

Sinqerisht shpresoj se përfundimisht do të shkëmbehen të gjitha informacionet dhe në bazë të gjendjes epidemiologjike në vendet e Ballkanit Perëndimor, plus Bullgaria dhe Greqia, do të dalim me qëndrim të përbashkët. Komunikimi bazohet në respektimin e masave mbrojtëse në secilin prej vendeve”, deklaroi ministri.

Test negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë mbetet kusht për udhëtim në vendet e rajonit me përjashtim të Shqipërisë dhe Turqisë. Ky kusht nuk vlen për transit nëpër vendet duke e respektuar afatin për të dalë nga vendi./TV21

Back to top button