Rakiq e quan hipokrit qëndrimin e Kurtit

 

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka deklaruar qëndrimi i liderëve shqiptarë lidhur me Asociacionin e komunave serbe është hipokrit. Sipas Rakiqit, këtë e ka vërtetuar kryeministri Albin Kurti me deklaratën e fundit rreth kësaj çështjeje.

“Qëndrimi hipokri i liderëve shqiptarë për dialomgun dhe zgjidhjes së çështjeve të hapura midis Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë paqësore, ilustrohet me deklaratën e fundit të Albin Kurti, i cili tha publikisht se Prishtina nuk ka ndërmend të formojë Asociacionin e komunave serbe. Me anë të kësaj Kurti vërtetoi sot se qëndrimi i tij ndaj dialogut është gënjeshtër”, ka thënë Rakiq, është shkruar në facebook nga faqja e Listës Serbe.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti sot ka deklaruar se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion një etnik. “Unë më duket se ju përgjigja se çka do të ndodhë me asociacionin e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve edhe veprimet e atëhershme opozitare e që besa edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi Asociacion një etnik, pra është e domosdoshme që t’i integrojmë të gjithë qytetarët pa dallim etnie, të mos krijojmë ngrehina të cilat i ndajnë e i përçajnë ata”, ka deklaruar Kurti.

Back to top button