Rakiq përshëndeti Hotin dhe ministrat në gjuhën shqipe

 

Kryeministri Avdullah Hoti po merr pjesë në takimin me kryetarët e Komunave të Kosovës ku po diskutohet rreth gjendjes me pandeminë dhe fillimin e vitit të ri shkollor.

Duke qenë se ky takim u organizua nga Ministria e Pushtetit Lokal, ky takim u hap nga kreu i këtij dikasteri dhe njëkohësisht zëvendëskryeministri Goran Rakiq, i cili e hapi diskutimin.

Rakiq e nisi fjalën e tij në gjuhën serbe dhe më pas vendosi të përshëndeste të pranishmit edhe në gjuhën shqipe.

Një gjë e rrallë kjo, meqenëse Rakiq zakonisht në takime publike flet vetëm në gjuhën serbe.

Gjithsesi, Rakiq vendosi të vazhdonte fjalimin në gjuhën serbe./kp

Back to top button