Rakitic tregon një prapaskenë interesante me Cristiano Ronaldon

 
Ivan Rakitic ka treguar se Cristiano Ronaldo e kishte nxitur atë të bashkohej me Juventusin në verën e vitit 2019, por që kërkesa prej 50 milionë euro e Barcelonës bëri që marrëveshja të dështojë.
Kjo u zbulua derisa Rakitic po fliste për “24sata” në lidhje me rrugën e karrierës së tij që shumë lehtë mund të kishte kaluar nëpër Torino.
“Në verën e vitit 2019, Cristiano më thirri personalisht për të më sugjeruar që të shkoja në Juve”,  tha reprezentuesi kroat.
“Ai më tha se klubi më donte edhe mua, por transferimi nuk u realizua. Barcelona po kërkonte 50 milionë euro dhe ishte shumë”.
Në vend të kësaj, ai qëndroi edhe për një vit më shumë në Barcelonë dhe më pas u largua drejt Sevillas për vetëm 1.5 milionë euro në shtator të viti 2020.
“Ronaldo është një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Ju me të vërtetë kënaqeni duke e shikuar atë dhe atë që ai po bën në Juventus”, tha Rakitic.
Tani në moshën 33 vjeçare, Rakitic ka 106 ndeshje për ekipin e Kroacinë duke shënuar 15 gola.

Back to top button