Rama: Çka ka bërë Ali Ahmeti për të drejtat e shqiptarëve është një leksion historik
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar në pasi Talat Xhaferi nesër pritet të votohet si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Rama në Facebook ka postuar një një foto të Talat Xhaferit me Ali Ahmetin duke shtrënguar duart dhe e ka quajtur këtë një moment historik në rrugën e bashkësisë shqiptare.
“Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë! E duke parë foton bashkëngjitur të një momenti historik në rrugën e bashkësisë shqiptare, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto”, shkruan Rama në X.
Mandatari Talat Xhaferi në Kuvend e ka dorëzuar Programin dhe Propozimin për përbërjen e Qeverisë teknike, ndërsa kryeparlamentari Jovan Mitreski seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re e ka caktuar për nesër (28 janar, e diel) në ora 11:00./21Media