​Rama flet për Kosovën në mbledhjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Tiranë

​Dita e sotme është një datë historike për Shqipërinë, pasi që për herë të parë u zhvillua aty mbledhja e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Mbledhja e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar u zhvillua në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Me këtë rast, Rama tha se Shqipëria është e nderuar të mirëpres miq kaq të nderuar nga bota e sportit, ndërsa foli edhe për angazhimin për ta ndihmuar Kosovën në organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

“Është hera e parë që ne kemi nderin që të kemi këtu me ne dhe të mirëpresim miq kaq të nderuar nga bota e sportit. Nuk e marrim me kaq lehtësi këtë gjë, ju jeni këtu nga tre kontinente, dhe Tirana është kryeqyteti evropian i sporteve për vitin 2023, kështu që nuk mund të gjenim momente më të mira përpara fundit të këtij viti për të festuar edhe prezencën tuaj këtu në Shqipëri, faleminderit shumë për këtë… Them këtë, unë do të doja të falënderoja gjithashtu edhe për një çështje tjetër shumë të rëndësishme… Ne jemi të angazhuar të mbështesim Kosovën, kandidaturën e saj për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030, dhe siç u informova edhe nga presidenti i kësaj organizata, në Lojërat e para Olimpike që do të ndodhin nëpër vende, në Shqipëri, në Prishtinë dhe në Durrës, do të jemi të gjithë krenarë për vendimin që është marrë, dhe e di që ky vendim nuk ka qenë i lehtë për ju por ju merrni vendime si njerëz të sportit”, tha Rama.

Mbledhja e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar u mbajt në Shqipëri, kur Tirana është kryeqyteti evropian i sportit 2023 dhe menjëherë pas vendimit për zhvillimin e Lojërave Mesdhetare 2030 në Prishtinë dhe Durrës.

Back to top button