Kurti takon Scholzin, flasin për raportet Kosovë-Gjermani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin ku po merr pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

Në njoftimin për takimin me Scholz, Kurti përmendi raportet Kosovë-Gjermani, si dhe ideologjinë e përbashkët politike.

“Kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD të këtij viti, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin e Gjermanisë, duke nënvizuar fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, ka shkruar Kurti pas takimit me Scholz.

Kurti ka udhëtuar dje për në Berlin në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane.

Ndërkaq, të dielën do të takojë pjesëtarë të mërgatës së Kosovës në Gjermani.

Back to top button