Rama i jep Silvinjos ‘Shqiponjën e Artë’

Në Samitin e Diasporës në Tiranë, kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama i ka dorëzuar “Shqiponjën e Artë” trajnerit të kombëtares shqiptare, Sylvihno.
“Shqiptar mund të lindësh, shqiptar mund të bëhesh. Dhe këtë shqiponjë e kam për një shqiptar në lindje e sipër.”, tha Rama, ndërsa Sylvinho falënderoi në gjuhën shqipe duke thënë:
“Mirëmbrëma! Shumë falemnderit.”, tha braziliani.
Ndryshe, nën urdhrat e Silvinjos, Shqipëria u kualifikua në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?