Rama mori vendim për themelimin e zyrës koordinuese për Diasporën
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, informoi se sot, në ditën e Diasporës, mori vendimin për themelimin e zyrës koordinuese për Diasporën në kuadër të Kryeqytetit.
Ai theksoi se hapja e zyrës koordinuese për Diasporën në nivel lokal ishte nevojë dhe kërkesë e kahershme, andaj u shpreh se sot po përmbushin edhe një nga premtimet e dhëna.
“Kjo zyrë koordinuese, e cila do të funksionalizohet shumë shpejt, në vete do të ngërthejë këto aktivitete :
3.1. Organizimi i ngjarjeve që synojnë promovimin e partneriteteve të reja biznesore, rritjen e eksporteve dhe tërheqjen e investimeve të huaja nga diaspora në Kryeqytet. I përgjigjet pyetjeve të diasporës lidhur me zhvillimin e biznesit dhe investimeve të tyre në Prishtinë;
3.2. Ofrimi i këshillave në lehtësim të procedurave administrative dhe shërbimeve të
dhëna nga Komuna, veçanërisht gjatë fluksit të madh të vizitorëve nga diaspora gjatë sezonit të pushimeve;
3.3. Zhvillimi dhe shpërndarja periodike e përmbajtjeve të rëndësishme informative me
rëndësi për diasporën lidhur me zhvillimet në Kryeqytet, me theks të veçantë në çështjet
ekonomike por edhe kulturore;
3.4. Zhvillimi i një mekanizmi për të mundësuar transferimin e njohurive dhe aftësive nga
profesionistët e diasporës në departamente të ndryshme komunale (mund të ketë aktivitete të ndryshme në këtë drejtim si trajnime, mentorime, seminare, vlerësime të projekteve, lehtësim i lidhjeve me institucionet dhe organizatat përkatëse jashtë vendit);
3.5. Vendos në shfrytëzim marrëdhëniet dhe ndikimin e pjesëtarëve të diasporës në vendet e tyre rezidente, për të promovuar turizmin, produktet vendore dhe sektorë të tjerë ekonomik me interes për Kryeqytetin. Pjesëtarët e diasporës mund ta luajnë lehtësisht rolin e ambasadorit të Komunave në fusha të ndryshme në vendet rezidente;
3.6. Krijimi i databazës përfshirëse të pjesëtarëve te Diasporës nga Kryeqyteti;
3.7. Inicimi i krijimit të platformave filantropike në Diasporë, me qëllim të ofrimit të mbështetjes financiare në kauzat me interes të Kryeqytetit.”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai ka shtuar se diaspora paraqet elementin më fisnik, e cila gjithmonë mban lidhjen me atdheun./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?