Rama në Internacionalen Socialiste në Madrid, merren disa vendime të rëndësishme në Këshilll
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë sot në takimin e Këshillit të Internacionales Socialiste në Madrid.
Rama bëri të ditur se nën udhëheqjen e presidentit të organizatës, kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez, në këtë takim u morën një sërë vendimesh të rëndësishme.
Partia Socialiste është pjesë e internacionales socialiste prej vitit 1999.
Rama është zgjedhur zëvendëspresident i internacionales në mandatin e dytë, në nëntor 2022.