Rama po synon që stadiumi i ri i Prishtinës të jetë si ai Olimpik i Stambollit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me kryetarin e Federatës së Fubtollit të Kosovës, Agim Ademi vizituan Stadiumin Olimpik në Stamboll. E krejt kjo për të marrë ide për stadiumin e ri të kryeqytetit.
“Eksploruam mundësitë dhe idetë që Stadiumi i Ri i Kryeqytetit i cili do të ndërtohet në Kampusin e Sporteve në Bërnicën e Poshtme, të jetë i këtij niveli. Ky Stadium do të jetë në shërbim të ekipeve kombëtare dhe të Kryeqytetit.”, shkroi ndër tjerash Rama në Facebook./21Media

Back to top button