Rama: Prishtinës iu shua një dritë, ndjehemi të varfër pa miken tonë

Sot(23 qershor) ka vdekur producentja shqiptare, Vjosa Berisha.
Lajmin për vdekjen e producentes e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, regjisori Fatos Berisha.
I pikëlluar nga ikja e hershme e Berishës u shpreh edhe i pari Prishtinës, Përparim Rama.
“Vjosa e Prishtinës!  Sot, Prishtinës iu shua një dritë që përgjatë njëzet viteve pa u ndalur, ka rrezatuar aq shndritshëm në skenën kulturore e kinematografike në vend me punën, profesionalizmin dhe energjinë e saj të pashoq. Sot, ndjehemi më të varfër pa miken tonë të mrekullueshme, Vjosën, që nga zemra i dha kryeqytetit aq shumë kreativitet e energji pozitive.  I bashkohem me pikëllim të thellë dhimbjes së familjes Berisha dhe Istrefi në këtë humbje të madhe”, u shpreh Rama./21Media

Back to top button