Rama shpreh keqardhje për BE-në: Shpresoj t’i ndihmojmë

Përfundoi pa rezultate konkrete takimi i nivelit të lartë mes krerëve të qeverive dhe shteteve të 27 vendeve anëtare me krerët e Ballkanit Perëndimor që presin anëtarësimin.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehu keqardhje për BE-në.
“Më vjen keq për ta, shpresoj t’i ndihmojmë”
“Mishel na tha se kishim 3 minuta kohë. Ata nuk mbajtën fjalën. Tre minuta nuk ishin mjaftueshëm. U thashë që ndihesha mirë e keq me ta, sepse jemi evropianë dhe duam të gjendemi mes evropianëve. Kjo është e mirë por ndihesh keq, sepse ende ne nuk mund të ndihemi si evropianë por si miq në një shtëpi të ndarë”
Rama e quajti shumë shqetësuese faktin që sipas tij as pandemia dhe as lufta nuk mundi t’i bashkojë.
Prandaj ç’të bëjmë?! Ne kemi shumë për të bërë. Nga njëra anë ne bëmë për të mbështetur idenë e presidentit francez Macron”./21Media

Back to top button