Rama thotë që do të fitojnë për të rritur punësimin

”Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të enjten se ashtu siç kanë luftuar për të fituar vetingun, do të punojnë për rritjen e ekonomisë dhe punësimit.

Ai në një postim ka shkruar se mbetet ende shumë për të bërë dhe se Partia Socialiste angazhohet për shtet, punë dhe mirëqenie.

”Karahaxh, në bashkinë e re të Finiqit me banorë të minoritetit – Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #ShqipërinëQëDuam🇦🇱🇪🇺me #Shtet#Punë#Mirëqenie”, ka shkruar Rama në facebook.

Back to top button