Ramadani: Institucionet e Kosovës janë të përgatitura në rast se përhapet koronavirusi

Sot është dita e parë e gjendjes emergjente në botë

Pas shpalljes së gjendjes emergjente në nivel global nga OBSH, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ngritur një shkallë tjetër të alarmit që ka për qëllim realizimin e të gjitha masave mbrojtëse në rast të paraqitjes së ndonjë rasti me koronavirusin tek qytetarët.

Posterët informues janë shpërndarë në të gjitha institucionet e Kosovës, si ato shëndetësore, arsimore dhe në aeroport, shkruan rtv21.tv

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, tha për RTV21 se këto masa qëllimin kryesor e kanë të informohen të gjithë qytetarët me natyrën e re të virusit, me pasojat e mundshme dhe me masat mbrojtëse.

Instituti Kombëtar dhe institucionet e Kosovës janë të përgatitura në rast të paraqitjes së rastit të ri që të marrin masat e nevojshme të parandalimit dhe trajtimit në QKUK”.

Instituti rekomandon që të mos qëndrohet në vendet me dendësi të njerëzve sepse jemi në vlug të ecurisë së gripit sezonal dhe këtë rast masat janë të njëjta. Të mbahet higjiena personale, larja e duarve me sapunë 20-30 sekonda dhe të teshtijnë me duar të mbyllura që të mos përhapen në natyrë./21Media

Back to top button