Ministrja gjermane: KFOR-i i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambrecht, ka shprehur shqetësimin për situatën në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Është mirë që Qeveria e Kosovës tani ka reaguar me qetësi, kështu po i kontribuon relaksimit. Misioni i NATO-s, KFOR-i gjithashtu po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, siç e përcakton mandati i tij”, ka thënë Lambrecht për mediat gjermane, raporton ARD
Ndër tjera, ministrja gjermane ka thënë se Bundeswehr-i mbetet i angazhuar në NATO dhe me KFOR-in për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë./21Media

Back to top button