Ramiz Lladrovci lirohet nga spitali: Me mjekë, ia tregova vendin virusit të keq

 

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas 17 ditësh qëndrimi në Klinikën Infektive, sot është liruar dhe me këtë rast, ka falënderuar mjekët dhe të gjithë ata që e përkrahën gjatë ditëve të rënda të mjekimit.

“Fillimi ishte i vështirë, sepse, vetmia më grinte më keq se virusi. Por, erdhi edhe ajo që nuk e prisja, shkuarja në Klinikën Infektive. Prania aty mu lehtësua pa masë, nga mjekët që më pritën, kuadër të cilit ia besoja jetën time, pa mëdyshje”, ka shkruar në rrjetin social, Facebook, Lladrovci.

Ai ka falënderuar mjekët për trajtim dhe njëherësh ka ftuar për kujdes, dhe respektim të udhëzimeve të IKShPK.

Lladrovci ka cekur se ka pasur shumë oferta për trajtim në Gjermani e Austri, por ai ka zgjedhur QKUK-në pasi i njihte mjektë dhe kishte besim në aftësitë e tyre./21Media

 

Back to top button