Ramosaj pas vendimit të Kurtit: Kur nuk je i zoti t’i bësh hajr këtij vendi më mirë mos i bëj as sherr
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar pasi Qeveria mori vendim sot që të që Manastirit të Deçanit t’i jepen tokat sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ramosaj e ka quajtur këtë goditje të padrejtë nga kryeministri Kurti.
“Deçani përsëri goditet padrejtësisht, kësaj radhe nga një Urdhër Ekzekutiv i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti!
Deçani së pari është goditur padrejtësisht në vitin 2008, kur u krijua “Zona e Veçantë e Mbrojtur”, e cila bëri ndalimin e plotë dhe kufizimin e pajustifikueshëm në:
– ndërtimin e rrugës;
– ndërtimin e shtratit të Lumbardhit;
– në ndalimin e shfrytëzimit të “Pushimores së Fëmijëve”;
– e ndaloj plotësisht zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin në prona private brenda kësaj zone.
Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” të vitit 2012, i cili e ndaloj dhe kufizoj mundësinë për të jetuar më mirë në këtë qytet, mundësinë e zhvillimit të kësaj komune, implementimin e shumë projekteve strategjike, të cilat tani më është dashur të jenë të përfunduara.
Park Nacional i cili është bërë pengesë shtesë e zhvillimit ekonomik.
Vendimi për fillimin e bypass-it, ndërrimin e destinimit të rrugës R108 – viti 2014.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016, për 24 hektar të pronave, i cili vendim u zbatua sot, nga Agjencioni Kadastral i Kosovës me urdhëresë të Kryeministrit.”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.
Ai po ashtu ka thënë se me vite po pret një takim me Kurtin lidhur me këtë çështje.
“Qe tri vite po pres që ky Kryeministër të më takoj një herë të vetme, për të diskutuar edhe për këtë temë për të cilën dha Urdhër Ekzekutiv sot! “Kur nuk je i zoti të bësh një hajr në këtë vend, është mirë të mos i bësh as sherr këtij vendi”!, ka përfunduar ai./21Media