Raporti i KE-së për anëtarësimin e Kosovës, Rohde: Ka një lajm të mirë dhe një të keq

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka komentuar raportin për raportin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili është bërë publik dje.

Ai ka thënë se ky raport përmban një lajm të mirë dhe një të keq, përcjell portali rtv21.tv

Faleminderit për raportin e ekspertëve ligjorë të Këshillit të Europës mbi përputhshmërinë e sistemit politik/juridik të Kosovës me standardet e KiE. Lajmi i mirë: rregullat ligjore në përgjithësi janë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Lajmi i keq: Moszbatimi i vendimit të GJK-së në Deçan shënon ‘shkelje të qartë të sundimit të ligjit’”, ka shkruar ai në platformën X

Rohde po ashtu ka përmendur edhe dy rekomantimet e para të raportit, si respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit.

“Ekspertët e cilësojnë Kosovën si një demokraci funksionale dhe e vlerësojnë kushtetutën e saj moderne me ‘garanci të forta për pavarësinë e gjyqësorit’. Por ata gjithashtu theksojnë kritikat ‘e ashpra’ ndaj përfaqësuesve dhe institucioneve gjyqësore nga politikanët në poste të larta. Kështu, 2 rekomandimet e para të raportit për Kosovën për sundimin e ligjit janë: 1. Zbatimi pa vonesa të mëtejshme i vendimeve të Deçanit, 2. respektimi i plotë i pavarësisë së gjyqësorit përfshirë përmbajtjen nga kritikat e panevojshme që minojnë besimin në gjyqësor”, ka shtuar Rohde.

Ambasadori gjerman po ashtu ka thënë se raporti nxjerr një pamje të përzier, “duke treguar standarde të larta ligjore që nuk zbatohen gjithmonë plotësisht”

“Është e qartë për mua se zbatimi urgjent – siç kërkohet vazhdimisht nga komuniteti ndërkombëtar – është i nevojshëm për të avancuar me sukses ofertën e anëtarësimit të Kosovës!”, shkroi Rohde.

Kosova në maj të këtij viti ka aplikuar për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës./21Media

Back to top button