Raportohet i zhdukur një burrë në Prizren

Një person është raportuar i zhdukur të hënën në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.
“Prizren / 22.06.2025 – 19:45. Më 23.06.2025 është raportuar se një person mashkull kosovar ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Në konsultim me prokurorin kujdestar rasti po hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raport. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?