Raportohet se Irani ekzekutoi një britaniko-iranian

Shtetasi britaniko-iranian Alireza Akbari, i cili u dënua me vdekje në Iran, është ekzekutuar, thonë media shtetërore iraniane.
Familjes së Akbarit iu kërkua të shkonte në burgun e tij për një “vizitë përfundimtare” të mërkurën dhe gruaja e tij tha se ai ishte transferuar në izolim.
Ish-zëvendësministri i mbrojtjes iranian u arrestua në vitin 2019 dhe u dënua për spiunazh për Britaninë e Madhe, gjë të cilën ai e mohoi.
Britania e Madhe i kishte kërkuar Iranit të ndalonte ekzekutimin dhe ta lironte menjëherë.
Të premten, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly paralajmëroi se “Irani nuk duhet të ndjekë kërcënimin brutal të ekzekutimit”.
“Ky është një akt i motivuar politikisht nga një regjim barbar që ka shpërfillje totale për jetën njerëzore”, shkroi Cleverly të mërkurën në Twitter.
Media zyrtare e gjyqësorit iranian Mizan raportoi gjithashtu se Alireza Akbari ishte varur, pa dhënë një datë të saktë për ekzekutimin.
Irani postoi një video të zotit Akbari këtë javë duke treguar atë që dukej të ishte rrëfim i detyruar.
BBC Persian transmetoi një mesazh audio të mërkurën nga zoti Akbari në të cilin ai tha se ishte torturuar dhe detyruar të rrëfente në kamera për krimet që nuk i kishte kryer.
Shtetet e Bashkuara iu bashkuan thirrjeve që Irani të mos ekzekutonte Akbarin- diplomati amerikan Vedant Patel tha se “ekzekutimi i tij do të ishte i pandërgjegjshëm”./21Media

Back to top button