RASTI I DHUNIMIT: Kërkohet dënim maksimal për keqëbërësit (Video)

30 ditë paraburgim për katër të dyshuarit, arrestohet edhe i dyshuari i pestë
Të pesë të dyshuarit për përdhunimin e të miturës në Prishtinë janë arrestuar, ndërkohë që katër prej tyre janë në paraburgim. Institucionet e Kosovës thonë se do të krijojnë një Komision profesional për të analizuar dhe rekomanduar veprime konkrete. Policia ka bërë të ditur se vetëm brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti janë shënuar 36 raste të sulmeve seksuale dhe dhunimit te femrave. Një protestë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave u mbajt në Prishtinë me kërkesën për dënim maksimal për autorët.(Përgatiti: Albulena Nuha,Kamera: Sahit Troshupa)/21Media

Back to top button