Rasti i foshnjës në Pejë, shkarkohet shefi dhe kryeinfermierja e Gjinekologjisë

Spitali i Pejës ka bërë të ditur se ka shkarkuar shefin dhe kryeinfermieren e repartit të Gjinekologjisë pas rastit të foshnjën së lindur e vdekur, e cila ishte futur në rrobalarëse nga personeli.
Në një njoftim spitali i Pejës ka njoftuar se është duke përgatitur planin për ndërmarrjen e masave të tjera që do të përmirësojnë procedurat e brendshme organizative.

“Sot, si vazhdim i masave disiplinore është shkarkuar Shefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë, ndërsa që presim përfundimin e të gjitha procedurave tona disiplinore, por sidomos edhe gjetjet e autoriteteve ligjzbatuese të përfshira në hetim për të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme ndaj cilitdo të përfshirë në këtë rast. Ne jemi duke përgatitur planin për ndërmarrjen e masave të tjera që do të përmirësojnë procedurat tona të brendshme organizative dhe për këtë do të reflektohet në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.
Spitali ka shprehur sërish keqardhjen për rastin duke thënë se gjithçka që ka ndodhur është duke u hetuar nga Prokuroria.
Spitali i mohon pretendimet se është përpjekur ta fshehë rastin, derisa ka dhënë detaje në mënyrë kronologjike se si ka ndodhur ai.
Ministria e Shëndetësisë se pas rastit të ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, dje ka njoftuar se ka liruar nga detyra u. d. i kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj./21Media 
Back to top button