Vodhi disa pije alkoolike, arrestohet 22 vjeçari në Ferizaj

Është arrestuar një 22 vjeçar në Ferizaj, i cili dyshohet se ka vjedhur disa pije alkoolike në një qendre tregtare.
“Me datën 22.12.2022 rreth orës 22:30 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion së një person është ndaluar nga punëtorët e sigurimit brenda një qendre tregtare në rrugën ‘Ahmet Kaçiku’ në Ferizaj, i cili dyshohej se kishte vjedhur disa pije (shishe) alkoolike”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se policët hetues të stacionit në Ferizaj menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin A.B (M/K) i moshës 22 vjeçar, përsëritës i veprave penale të vjedhjes dhe e kanë shoqëruar në stacionin e policisë.
Pas intervistimit të tij nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Vjedhje”./21Media

Back to top button