Reagimi i zëdhënësit të VV-së pas vendimit të Serbisë për t’i lejuar targat RKS

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, dje ka deklaruar se Serbia nga 1 janari 2024 do të lejojë që veturat me tabela të Republikës së Kosovës të hyjnë në territorin e Serbisë.

Lidhur me këtë vendim të shtetit të Serbisë ka ardhur edhe reagimi i parë nga partia në pushtet.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka publikuar dy fotografi, një në të cilën Kurti shihet në një seancë të Kuvendit duke folur për heqjen e targave ilegale në veri të Kosovës dhe një të lajmit që Serbia do të lejojë targat RKS nëpër Serbi nga 1 janari.

Ky vendim i Serbisë për të lejuar veturat me targa të Republikës së Kosovës që të futen në Serbi ka ardhur pasi Kosova ka arritur të largojë targat ilegale nga Veriu i Kosovë dhe tashmë një numër shumë i madh i serbëve lokalë i kanë regjistruar veturat e tyre me targa RKS.

Back to top button