Kaloni te përmbajtja kryesore

Reagon Abdixhiku: Jeni të lirë të garoni, më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Hykmete Bajrami ka konfirmuar dorëheqjen si nënkryetare e LDK-së derisa ka kërkuar edhe dorëheqjen e kryetarit të Abdixhikut.

Abdixhiku ka thënë përmes një postimi në Facebook se më shumë se dorëheqjen “nuk kam çfarë të ofroj”. Ai ka shtuar se nuk i shmanget asnjë përgjegjësie e reflektimi.

“Kam marrë hapin më moral që një kryetar mund ta marrë: kam ofruar dorëheqjen time. Kam hapur rrugën për secilin që ka pretendime. Jeni të lirë të garoni; në Kuvend e keni mundësinë. Tani vendimi nuk është më i imi, është i LDK-së… Më shumë se dorëheqja nuk ka çfarë të ofrojë një politikan. Eliminimet politike mund të jenë legjitime si aspiratë, por edhe për to vendos anëtarësia si tërësi, jo ne individualisht”, ka shkruar ai.

Abdixhiku, pa përmendur emra, ka thënë se në Kuvendin e partisë merret vendimi dhe se anëtarët e saj duhet të sillen “pa dramë e pa protagonizëm”.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button