SHBA-ja pauzon shqyrtimin e vizave për migrantët nga 75 vende, përfshirë Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të pauzojnë shqyrtimin e vizave për emigrantë nga 75 shtete, përfshirë edhe nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina.
Këtë e ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit në platformën X.
“Departamenti i Shtetit do të pauzojë shqyrtimin e vizave për emigrantë nga 75 shtete, migrantët nga të cilët marrin ndihma sociale nga populli amerikan në nivele të papranueshme. Kjo ndalesë do të jetë në fuqi deri kur SHBA-ja të sigurohet që migrantët e rinj nuk do të përfitojnë nga populli amerikan”, shkroi Departamenti amerikan i Shtetit në X.
The State Department will pause immigrant visa processing from 75 countries whose migrants take welfare from the American people at unacceptable rates. The freeze will remain active until the U.S. can ensure that new immigrants will not extract wealth from the American people.
— Department of State (@StateDept) January 14, 2026
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?