Reagon këshilltari i Kurtit ndaj ambasadorit gjerman rreth kërkesës për referendumin e Serbisë

Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, kjo pasi ky i fundit e ka shpërndarë në rrjete sociale qëndrimin dhe kërkesën e QUINT-it për referendumin e Serbisë në Kosovë.
Zulfaj ka thënë se praktikat e mëhershme kanë qenë praktika të këqija. Madje ai ka rikujtuar se serbët e Kosovës mund të votojnë përmes postës apo në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

Ndërkaq, shtetet e QUINT-it (Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian) i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të lejojë mbajtjen e referendumit serb në Kosovë më ndërmjetësimin e OSBE-së./21Media

Back to top button