Reagon Limaj: Shtetet mike të bëjnë presion mbi Beogradin që t’i ndalë provokimet

 
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit.
“Me vëmendje po përcjell zhvillimet tash e disa ditë në veri të vendit. Ku serbët lokalë të direktuar nga Beogradi zyrtar po mbajnë të bllokuara pikat kufitare në Jarinjë dhe Bernjak dhe po nxisin tensione. U shprehi mirënjohjen time djemve tanë të uniformuar të cilët tash e sa ditë janë në krye të detyrës. Institucionet e Kosovës e kanë mbështetjen time të plotë në funksion të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara. I bëj thirrje të gjithëve që të jemi unik në këtë temë dhe secili të përmbahet nga veprimet që mund të çojnë në tensionim të mëtejmë të situatës”, ka thënë Limaj.
Limaj ka ftuar shtetet mike të Kosovës që të ushtrojnë presion mbi Beogradin zyrtar që të t’i ndal veprimet që cenojnë sovranitetin e vendit tonë.
Të shtunën, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur, ndërsa është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan./21Media

Back to top button