Reagon SHBA-ja pas vrasjes në Deçan

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe i ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave nga sulmin që ndodhi mbrëmë në Deçan, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri u vranë tre persona dhe u plagos edhe një tjetër.
“I shokuar nga sulmi i dhunshëm ndaj nxënësve në Gllogjan. Autoritetet po punojnë që të sjellin autorët e krimit para drejtësisë së më parë. Ngushëllime të thella për familjet e viktimave dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarit”, ka shkruar ai në Twitter.


Lidhur me rastin ka reaguar edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
Mbrëmë rreth orës 19:00 tre persona janë vrarë dhe një është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka thënë se dyshohet se autobusi është sulmuar me kallash AK-47 nga një i dyshuar i panjohur.
“Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është në procedurë hetimore./21Media  

Back to top button