Reagon Sindikata e Policisë për plagosjen e dy zyrtarëve në Skënderaj
Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar lidhur me plagosjen e dy policëve në Skënderaj të shtunën.
Përmes një komunikate për media thuhet se Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar me rastin e sulmit ndaj dy zyrtarëve policor në Skenderaj, me ç’rast njëri nga ta është plagosur nga armë zjarri kurse tjetri me mjet të fortë duke qenë në kryerje të detyrës zyrtare.
“Ne kërkojmë nga organet e drejtësisë që për personat e dyshuar të veprohet sipas ligjit! Jemi duke e përcjellë me vëmendje situatën e krijuar dhe do të reagojmë konformë informatave që do t’i sigurojmë”, thuhet në reagim.
Të shtunën pas mesnatës dy policë janë plagosur në Skënderaj. I përfshirë në rast dyshohet të jetë edhe ish-nënkryetari i Komunës së Skënderaj, Nuredin Lushtaku./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?