Real Madrid shumë pranë marrëveshjes me Tchouamenin

Mesfushori francez, Aurelien Tchouameni ka refuzuar ‘rrugëtimin e mundshëm’ drejt Liverpool e PSG.
Real Madrid është afër arritjes së marrëveshjes për transferimin e Tchouameni.
Skuadra spanjolle shpreson të vulosë ardhjen e mesfushorit mbrojtës në orët e ardhshme.
Tchouameni kishte vendosur se donte t’i bashkohej Real Madridit javë më parë, duke refuzuar interesimin e Liverpoolit dhe PSG-së.
Fituesit e Ligës së Kampionëve besohet se do të paguajnë 100 milionë euro, përfshirë bonuset e nënshkrimit për 22 vjeçarin.
Tchouameni do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në ditët në vijim dhe më pas do të nënshkruajë një kontratë me skaudrën e Santiago Bernabeut./21Media

Back to top button