​Reali publikon formacionin për sfidën me Cityn

Interi sot do ta kuptojë edhe kundërshtarin në finalen e garës më prestigjioze evropiane.

Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Çdo gjë mbetet e hapur sa i përket skuadrës që siguron finalen, pasi që në ndeshjen e kaluar në “Santiago Bernabeu” Reali dhe City barazuan 1:1, me golat që u shënuan nga Vinicius Junior dhe Kevin De Bruyne.

Gjiganti spanjoll tashmë ka publikuar formacionin zyrtar, edhe pse janë edhe dy orë para fillimit të ndeshjes.

Real Madridi: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Camavinga, Valverde, Vinicius, Rodrygo.

Back to top button