Realizohet pagesa për shujta për mësimdhënësit e Klinës

Në komunën e Klinës është realizuar pagesa për shujta për mësimdhënësit dhe stafin tjetër të shkollave.
Kështu ka bërë të ditur kryetari iKlinës, Zenun Elezaj, i cili ka thënë se kjo pagesë është përfunduar dje më pagat e muajit maj.
Ai ka njoftuar se pagesa për shujta për mësimdhënësit dhe stafin tjetër në shkolla për periudhën shtator 2020 deri janar 2021.
“Një nga zotimet e mia para mësimdhënësve dhe stafit tjetër në shkolla ka qenë pagesa e shujtave, një obligim i yni institucional si dhe moral ndaj tyre, angazhimi dhe kontributi i të cilëve është shumë i rëndësishëm. Ka disa muaj që jemi duke për bërë përpjekje të vazhdueshme për realizimin e këtij premtimi dhe jam shumë i lumtur t’ju njoftoj se dje, bashkë me pagat e muajit maj, është bërë edhe pagesa për shujta për mësimdhënësit dhe stafin tjetër në shkolla për periudhën shtator 2020 deri janar 2021”, ka shkruar Elezaj në Facebook./21Media

Back to top button