Vushtrria fiton afro 213 mijë euro

 

Komuna e Vushtrrisë është radhitur në top mesin e fituesve në Grantin e përformancës – Mjedis i Pastër, vlerësuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe GIZ Gjerman.

Sipas një komunikate për media 212 mijë e 915 euro është shuma e grantit për përformancën e mirë në fushën e mjedisit që Vushtrria ka fituar, si Komunë.

Kryetari, Xhafer Tahiri, ka pohuar se Komuna e Vushtrrisë ka fituar këto 3 vjet afër 2 milionë euro si rezultat e përformancës së mirë në fusha të ndryshme.

“Faleminderit KRM ‘Uniteti’, punëtorëve të vyer, menaxhmentin si dhe punonjësve të Komunës së Vushtrrisë për angazhimin profesional” u shpreh Tahiri.

Edhe Komuna e Drenasit është përfituese e grantit për mjedis të pastër, ku ka fituar 163,446.00 euro./21Media

Back to top button