Fluksi i qytetarëve me grip sezonal, Gjilani rrit personelin në një Qendër të Mjekësisë Familjare

 
Është shtuar numri i personelit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen “Dardania” në Gjilan, për shkak të fluksit të madh të qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të gripit sezonal.
Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Hyseni ka thënë se janë mobilizuar dhe organizuar për të ofruar shërbim sa më të shpejtë dhe efikas.
“Të dashur banorë të Gjilanit, për shkak kërkesave të shumta në qendrat e mjekësisë familjare për shërbimin e trajtimit të gripit sezonal, ne jemi mobilizuar dhe organizuar për të ofruar shërbim sa më të shpejtë dhe efikas. Sot është shtuar numri i personelit, e më parë edhe një ekip në QMF-në e lagjes Dardania. Ashtu siç jemi zotuar, ne do të qëndrojmë sa më afër jush, sepse mirëqenia e juaj është primare për ne”, ka shkruar në Facebook Hyseni.
Gripi stinor është një infeksion akut viral, i cili përcillet direkt nga një person i sëmurë te tjetri përmes stërpikave gjatë kollitjes ose teshtitjes./21Media

Back to top button