Refuzimi i Kurtit për takim joformal në Tiranë, Çitaku: Fëmijërore, Rama nuk të ftoi në darsëm

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të marrë pjesë në takimin joformal në Tiranë, të thirrur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Çitaku e ka quajtur fëmijëror mospranimin e Kurtit si dhe politikisht e papërgjegjshme.

“Si qenka më me rëndësi një konferencë në ishujt e bukur të Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë?!”, ka shkruar Çitaku.

Ajo tutje përmes shkrimi në “Facebook” i tha Kurtit se Rama nuk e ka ftuar në “darsëm familjare por në takim me liderët e rajonit”.

“Kryeministër, Edi Rama nuk të ka ftuar në darsëm familjare, por në takim me liderët e rajonit, në kuadër të procesit të Berlinit. Në takime të tilla mospjesëmarrja juaj nuk është më refuzim personal i juaji karrshi Ramës. Nuk ka asgjë personale këtu. Mosdurimi dhe qasja e juaj idhnake karrshi Kryeministrit shqiptar po e dëmton Kosovën”, tha Çitaku./21Media

Back to top button