Refuzimin e kërkesës për largimin e Atiqit, Cakolli e quan shkelje të ligjit

Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, ka thënë se Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin e ka shkelur ligjin dhe aktet tjera, me vendimin për refuzim të kërkesës së qytetarëve për largim të kryetarit të komunës.

“Kryesuesi nuk ka asnjë kompetencë, as sipas ligjit as sipas udhëzimit administrativ, për vlerësimin e provueshmërisë së kërkesës, e aq më pak refuzimit të saj. Roli i kryesuesit është krejt simbolik dhe vetëm njoftues i instancave tjera. “, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Sipas tij, kjo qasje bllokuese e pengon zbatimin e zotimeve të Qeverisë për shtensionim të plotë të situatës në veri, “por edhe tregon joseriozitet institucional.”./21Media

Back to top button