Refuzohen 12 mijë e 566 votues nga diaspora

 

Organizata Germin ka publikuar të dhëna nga procesi i verifikimit të pakove me fletëvotime të cilat po verifikohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Në bazë të raportit të kësaj organizate deri në orën 19:00 janë refuzuar 12 mijë e 566 votues nga diaspora.

“Një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi i numërimit.”, njofton Germin

Ndërsa në bazë të të dhënvae të publikuara bëhet e ditur se 26 mijë e 69 zarfe janë hapur, ndërkaq nga to janë verifikuar gjithsej 43 mijë 982 votues, kurse janë aprvuar 31 mijë e 416 votues.

Gjatë një konference për media sot zëdhëënsi i KQZ-së , Valmir Elezi ka bërë të ditur arsye e refuzimit të këtyre zarfeve.

“Arsyet e mos aprovimit të tyre janë të ndryshme dhe si në vijim: 5 mijë e 78 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; 3 mijë e 836 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit, sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore; 908 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë; 1 mijë e 551 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor); 467 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jo valide për identifikim”, ka thënë ai./21Media

Back to top button