Remi përfundon dëshminë në Hagë: E rëndë të kesh përballë bashkluftarët me akuza të padrejta

Ish-komndanti i UÇK-së në zonën operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka përfunduar sot dëshminë para Dhomave të Specializuara.

Komandant Remi tha se ishte shumë e rëndë ndjesia kur para vetes kishte bashkluftarët me akuza aq të padrejta.

“Nuk ka relativizim të fajit. Ky relativizim sa i pamoralshëm po aq i palogjikshëm, përfundoi me një kategorizim absurd dhe cinik: ata që sulmonin, ata që masakronin, ata që zbatonin strategjinë e tokës së djegur, ata që e pastronin etnikisht një territor të huaj, ata që ishin në tokë të huaj. Rrugën e relativizimit të fajit e ndjek politika serbe e mbështetur nga Rusia, madje edhe drejtuesit më të moderuar të partive politike dhe të shtetit. Ata me po aq zell vazhdojnë ta zbulojnë fajin e të tjerëve, ndërkohë që nuk distancohen nga krimet që ka bërë një regjim, një shtet, njerëz konkretë në kohë dhe hapësirë të caktuar. Asnjë shpifje kundër të tjerëve, veçmas UÇK-së, asnjë imputim nuk mund ta zhbëjë katrahurën që shkaktoi politika kriminale e një regjimi, i cili duke indoktrinuar të tjerët e indoktrinoi veten, siç shihet, përjetësisht”, shkroi Mustafa në Facebook.

Intervistimi i tij zgjati gjithsej gjashtë ditë dhe gjatë seancës së sotme gjyqësore, trupi gjykues vazhdoi me pyetje për ish-komandantin, Remi. /21Media

Back to top button