Të mërkurën takimi në nivel kryenegociatorësh

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do t’i presë në takim kryenegociatorët e dy vendeve të mërkurën.
Kjo u konfirmua nga Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, përmes një postimi në Twitter.
Stano shkroi se temë kyçe e diskutimi do të jetë zbatimi i marrëveshjes së 27 shkurtit.
“Nesër, Miroslav Lajçak do t’i presë kryenegociatorët e të dyja palëve në kundër të dialogut të ndërmjetësuar në Bruksel. Fokusi do të jetë te zbatimi i plotë i Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapat drejt shtensionimit të situatës në veriun e Kosovës”, shkroi Stano
Më 10 korrik, Bashkimi Evropian dhe Kosova ranë dakord për një sërë hapash që Kosova duhet t’i ndërmarrë si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën e krijuar në veri të vendit./21Media
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA