Reperi i famshëm botëror paditet për përdhunim dhe trafikim seksual

Reperi i muzikës hip-hop “Diddy” përmes një padie civile është akuzuar për përdhunim dhe trafikim seksual të ish-partnerës së tij, këngëtares Cassie

Përveç Combs, padia përmend si të pandehur Bad Boy Records, Bad Boy Entertainment, Epic Records dhe Combs Enterprises, të cilët sipas padisë e kanë parë gjithë ngjarjen por nuk kanë pasur guximin që të reagojnë, përcjell rtv21.tv.

“Pas vitesh në heshtje dhe errësirë, më në fund jam gati të tregoj historinë time dhe të flas në emër timin dhe për të mirën e grave të tjera që përballen me dhunë dhe abuzim në marrëdhëniet e tyre,” tha Cassie.

Ajo më tutje shtoi se i është bërë e qartë se tashmë ka një mundësi për të folur për traumën që ka përjetuar dhe shpreson që do të shërohet në pjesën tjetër të jetës.

Ndërsa në anën tjetër Combs “i mohon këto akuza fyese dhe skandaloze,” tha avokati i tij Ben Brafman.

Më tutje shtoi se zonja ka dërguar një padi të mbushur me gënjeshtra duke synuar që të njollosë reputacionin e Combs.

Po ashtu Cassie, emri i i plotë i së cilës është Casandra Ventura, thotë se ka vendosi t’u jepte zë të gjitha grave që vuajnë në heshtje nga diçka e tillë./21Media

Back to top button