Reshjet e dendura të shiut dhe breshrit e lanë fshatin pa rrymë e ujë
I gjithë rajoni i Pollgut pasditen e sotme është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe të breshrit. Por më kritike situata ka qenë në komunën e Teracës në Tetovë, ku nga të reshurat e forta të shiut fshati ka ngelur pa rrymë elektrike dhe pa ujë të pijshëm.
Ndërkaq edhe rrugët e fshati janë nën ujë dhe të dëmtuara. Po ashtu, raportohet edhe për dëme të pronave private si shtëpi apo garazhe.
Autoritet ndodhen në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës në këtë fshat./TV21