Reshjet e shiut, probleme në Vushtrri por edhe jug e veri të Mitrovicës

Derisa ende ka të reshura të dobëta shiu dhe prurjet e ujit në lumenj është më i lartë, angazhimet policore janë të vazhdueshme në monitorim, ndihmë qytetarëve dhe raportim për situatën në teren.
Kështu thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës, ku theksohet se sipas raportimeve të sotme, nivel më të shtuar të ujërave si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, ka në pjesën veriore dhe veri-perëndimore të vendit.
“Nga raportimet e rregullta që dërgohen nga njësitet policore nga tereni, sot probleme si pasojë e ujërave atmosferike ka në rajonin e Mitrovicës, përkatësisht në rrugën Pestovë-Druare–Prelluzhe-
Policia apelon tek qytetarët që për çdo rast të kërkesave për ndihmë, të thërrasin në numrat përkatës të institucioneve si policia, AME, komunat përkatëse, apo zjarrfikësit.