Revista ”Mjeku”, vjen me tematikë për pandeminë

 

Profesori, Fisnik Kurshumliu, sot ka qenë i ftuar në emisionin ”Bon Bon”, dhe ka folur në lidhje me revistën tashmë të dalë në treg të quajtur ”Mjeku” e cila është e para revistë që flet për aspekte të ndryshme shëndetësore.

”Revista ka rëndësi sepse redaktues janë mjekë profesionistë, të cilët i trajtojnë këto tematika nga aspekti shëndetësor”, ka thënë Kurshumliu.

Ai ka theksuar se kjo e fundit udhëhiqet nga profesionistë shëndetësor dhe i shërben gjithë publikut.

Revista publikohet një herë në tre muaj dhe numri i parë i publikuar ka pasur për tematikë pandeminë covid-19.

”Ne kemi vendosur që kapitulli i parë të flet për aktualitete të ndryshme nga Oda e Mjekëve të Kosovës”, ka thënë Kurshumliu.

Ndërkaq ai ka treguar se numri i dytë i revistës do të flet për sëmundjen e kancerit, duke filluar nga sfidat e profesionistëve të cilët mirren mjekët nga onkologjia si dhe do të intervistohen edhe pacientë,  pastaj do të hulumtohet se çka ofrohn kjo klinikë si dhe sfidat me të cilat përballet.

Kujtojmë që, Oda e Mjekёve tё Kosovёs e ka bërë publikimin e revistёs ”Mjeku”, më 2 prill të këtij viti./21Media

Back to top button