​Rezultate befasuese pas pjesës së parë në ndeshjet e Superligës

Kanë përfunduar 45 minutat e para të tri ndeshjeve që po zhvillohen sot në kuadër të xhiros së 28 në Superligën e Kosovës në futboll.

Ferizaj ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0 ndaj Gjilanit me golin e realizuan nga Halili pas 30 minutave lojë.

Me rezultat, 2-0 është mbyllur edhe pjesa e parë e ndeshjes Llapi-Drenica. Skuadra e Tahir Batatinës po avancon me golat e Prognit në minutën e gjashtë dhe Firminon në të 45-tën

Ndryshe nga dy të parat, Prishtina dhe Dukagjini janë duke barazuar me rezultat 1-1. Në minutën e nëntë Useini shënoi në portën e tij për t’i dhënë epërsinë Dukagjini, por Mërgim Pefqeli riktheu baraspeshën në fushë me golin e realizuar në minutën e 26’.

Back to top button