Policia jep detaje për vdekjen e 31-vjeçares nga Obiliqi

Një grua 31-vjeçare nga Obiliqi ka vdekur të shtunën pas lëndimeve të marra me armë zjarri.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Dje rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit nga QKMF në Obiliq. Personi i lënduar ( femër 31 vjeç) më pas është transportuar në QKUK, ku dhe është konstatuar vdekja e saj”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti tutje ka thënë se policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes, si dhe sqarimin e plotë të rastit.

“Mbështetur në hetimet preliminare, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen, si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes, si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button