Rezultatet e analizave për ushtarët e FSK-së, për RTV21 flasin nga IKSHP-ja

Pesë ushtarët e FSK-së nuk janë helmuar nga ushqimi që kishin ngrënë në Mensën e FSK-së në Gjilan javën e kaluar. Kështu bëri të ditur për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Era Pireva.
Ajo ka thënë se nuk janë gjetur bakterie patogjene që shkaktojnë helmim me ushqim.
“Analizat mikrobiologjike, (rezultatet e koprokultures) kane rezultuar pa bakterie patogjene te cilat shkaktojnë helmim me ushqim”, ka thënë Pireva.
Ky institucion rekomandon që të apikohen masa më rigoroze gjatë përgatitjes së ushqimit në mënyrë higjenike dhe të raportojnë menjëherë rastet e dyshimta për helmim.
Pesë ushtarë të FSK-së kanë shfaqur simptoma helmimi, para një jave pasi që kanë ngrënë ushqim në mensën e FSK-së në Gjilan.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes./21Media

Back to top button